Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin e buxhetit për vitin 2021, me 85 vota pro, më 29 dhjetor.
Buxheti i miratuar për vitin 2021, ka një vlerë prej 2.4 miliardë euro.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Qëllimi ishte që të miratohej buxheti përpara se të shpërndahej Kuvendi për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Kryeministri i Kosovës, në largim, Avdullah Hoti, ka deklaruar më herët se “ishte optimist dhe se buxheti për vitin 2021, do të miratohej”.
Bashkimi Evropian kishtë bërë thirrje që Kuvendi të mos shpërndahej para miratimit të buxhetit.
Ministrja e Financave, në detyrë, Hykmete Bajrami, kërkoi miratimin e Projektbuxhetit, që të mos bllokohen institucionet e Kosovës.
Afati përfundimtar për miratimin e projektbuxhetit, është data 31 dhjetor, sipas Legjislacionit të Kosovës.
Nëse buxheti nuk miratohej para kësaj date, me anë të një vendimi, Kuvendi do të autorizonte vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.
Kjo ndarje buxhetore, nuk mund të zbatohet më shumë se tre muaj.
Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, projektligji i miratuar, nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit.
Pas tetë ditësh, President i Republikës së Kosovës, e shpallë në Fletoren Zyrtare.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, pritet të shpërndahet pasi Gjykata Kushtetuesë e ka shpallur ‘jo kushtetuese’ javën e kaluar, mënyrën si është zgjedhur Qeveria e Avdullah Hotit. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
AGK-ja reagon ndaj Bashës: VV-ja po i dëshmon në praktikë gjetjet e indeksit “Reporterët pa Kufij”
-
Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për plagosjen në Podujevë
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar