Lajme

Moti i nxehtë në Kinë, një urë shembet për shkak të nxehtësisë (VIDEO)


Një urë që përkulet dhe thyhet nga vapa.

Kjo është skena mbresëlënëse e xhiruar nga kamerat në ndërtimin në qytetin Quanzhou, në provincën e Fujian, dhe që tregon se si manteli i rrugës plasaritet, pastaj ngrihet, thyhet dhe shembet, për shkak të temperaturës së lartë që ka tejkaluar në sipërfaqe 40 gradët.

Fshatarët vendas mblodhën fonde për ndërtimin e urës 30 vjet më parë dhe rruga prej betoni u ndërtua në vitin 2002.

Shërbimi kinez i motit ka lëshuar paralajmërime alarmante për temperatura të larta në 67 qytete kineze, ku termometrit pritet të kaloë 40 gradët. 393 qytete dhe qarqe të tjera kineze pritet të kenë temperatura 35 gradë ose më të larta, shtoi administrata.

Temperaturat në Kinë janë rritur më shpejt se mesatarja globale dhe janë më të lartat që nga viti 1961.

Parashikimi për javët e ardhshme nuk jep asnjë shpresë se nxehtësia do të ulet në shumë rajone të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore