Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder ndodhet në Moskë.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “RTL”, duke cituar deklaratën e tij se “po bën disa ditë pushime” në kryeqytetin rus.
Schröder është regjistruar në një hotel në qendër të kryeqytetit rus.
Korrespondenti i RTL-së në Moskë, Dirk Emmerich, iu afrua dhe i kërkoi një intervistë, të cilën ai e refuzoi me shumë mirësjellje.
“Jam duke pushuar këtu për disa ditë. Moska është një qytet i bukur”, theksoi ish-zyrtari i lartë gjerman.
Ish-kancelari kishte vendosur në maj të dorëhiqej nga posti drejtues në kompaninë ruse të naftës “Rosneft”.
Ai deklaroi gjithashtu se nuk do të pranonte një ofertë në bordin e drejtorëve të kompanisë së gazit “Gazprom”.
Schröder është kritikuar prej vitesh për lidhjet e tij me Rusinë dhe lidhjet e tij të ngushta me presidentin Vladimir Putin.
Edhe pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, shumë besojnë se Schröder nuk është distancuar mjaftueshëm nga Rusia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com