Të hënën e 25 korrikut, në autostradën “Arbën Xhaferi”, si pasojë e një aksidenti trafiku tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit si pasojë e aksidentit janë dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Aksidenti në fjalë raportohet të ketë ndodhur diku rreth orës 19:40 minuta.
“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pesuar lëndime të rënda. Njesitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor. Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të reapektojn rregullat e trafikut”, është shprehur Kelani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Nga Suedia në Mbretërinë e Bashkuar, një valë arrestimesh zbulon praninë e një rrjeti spiunësh kinezë në Evropë
-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më