Në listën e kompozimeve të interpretuara rrallë nga Antonio Vivaldi përfshihet një opera me titull “Skënderbeu”. Fillimisht, ajo u shfaq në “Teatro della Pergola” në Firence, më 22 qershor 1718.
Teatri deri më sot mbetet një margaritar midis teatrove të Firenze-s. Me rastin e rihapjes së saj, Vivaldi kishte zgjedhur të prodhonte një opera.
Fakti që Vivaldi kishte zgjedhur Skënderbeun si subjekt të një opera, kompozuar posaçërisht për atë rast të rëndësishëm, konfirmon ndikimin që heroi shqiptar kishte në botën e civilizuar gati 300 vjet pas jetës së tij heroike.
Vetëm disa nga arjet e operave të Vivaldi-t mbetën në Torino, së bashku me libreton që arkivohet në një bibliotekë në Bolonjë.
Një tjetër opera me titull “Skënderbeu” u kompozua nga kompozitori francez i shekullit të 18-të, Francois Francouer. Ajo u vu në akt në shfaqje të komanduara para madhështive të tyre, Mbretit Luigji XV dhe Mbretëreshës Maria Charlotte në Fontainebleau më 22 tetor 1763.
E gjithë opera ka mbijetuar, përfshirë edhe një version origjinal dhe të rishikuar, libretet dhe partiturat muzikore. Punimet e plota janë vendosur në një bibliotekë në Paris.
Sipas të dhënave të siguruara kohët e fundit nga Peter Rennie i Shoqatës Anglo-Shqiptare të Londrës, ishte dhe një opera e tretë e kompozuar për Skënderbeun nga Bernard Germain le Comte de Lacepede (1765-1805).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Met Gala 2024, cilët yje lulëzuan
-
“Beteja” mes Drake dhe Kendrick Lamar – Dua Lipa në rolin e prezantueses televizive elaboron situatën
-
Koncerti falas i Madonna-s tërheq 1.6 milionë njerëz në plazhin Copacabana të Brazilit
-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
Lajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Lajçaku e Escobari “zhyten thellë” në diskutime