Të martën e 12 qershorit do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të Ministrisë së Kulturës, në kuadër të ceremonisë së muzeut do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit” e cila do të mbahet në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”.
Më 30 mars, ministria kishte paralajmëruar se shumë shpejt do të hapet muzeu i Burgut të Prishtinës.
“Në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike. Pastaj do të vazhdohet me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit”, thuhej në njoftim.
Kjo ndërtesë ishte vizituar edhe nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, më 30 mars.
“Për të parë gjendjen në të cilën ndodhet Muzeu i Burgut të Prishtinës, ndërtesën e vizitoi Ministri Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni Kaloshi, koordinatori Sllahu, grupi profesionistë dhe bashkëpunëtorë tjerë”.
Albanian Post kishte realizuar edhe një video-story me ish të burgosurit të cilët kishin treguar rrëfimet e tyre që kishin kaluar brenda këtij objekti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA