Kosova

“Muzeu i Burgut”, së shpejti hapet në Prishtinë


Foto: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur të mërkurën se së shpejti do të hapet për publikun, Muzeu i Burgut të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur, MKRS përmes një shkrimi në rrjetin social, ‘Facebook’.

“Në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike. Pastaj do të vazhdohet me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit”, thuhet në njoftim.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku,

Kjo ndërtesë është vizituar edhe nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, më 30 mars.

“Për të parë gjendjen në të cilën ndodhet Muzeu i Burgut të Prishtinës, ndërtesën e vizitoi Ministri Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni Kaloshi, koordinatori Sllahu, grupi profesionistë dhe bashkëpunëtorë tjerë”.

Ndërsa, sqarohet se është emëruar edhe një ekip përgjegjës i udhëhequr nga koordinatori Emin Sallahu.

Foto: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përmes kësaj ekspozite parashihet të prezantohet hulumtimi, dokumentimi dhe materiali i arkivuar që dëshmon përjetimet e të burgosurve shqiptarë nga shteti ish- jugosllave dhe më pas ai serb.

Foto: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore