Atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur të korrë një rezultat të shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare të Oran-it.
Olimpistja fitoi medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa me kohën 9’14”31.
Kjo e fundit, është një arritje më vete për vrapuesen pasi regjistroi edhe një rekord të ri kombëtar.
Gega udhëhoqi garën që prej fillimit, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren e saj.
Atletja përsëriti vetveten, pasi para katër vitesh fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.
Pas këtij suksesi të Gegës, numri i medaljeve të sportistëve shqiptarë në Oran të Algjerisë shkoi në tre, dy të arta dhe një bronzi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com