Shqipëria

Aksident në Tiranë, humb jetën këmbësorja


Një shtetase rreth 60-vjeçe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja është shënuar në Tiranë, mesditën e 26 shkurtit.

“Më datë 26 shkurt 2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P.Rr, 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe. Për pasojë ajo ka ndërruar jetë”.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Po vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore