Si duket objektivi kryesor i Real Madrid-it është ta sigurojë mesfushën për shumë vite të ardhshme.
Pasi treshja: Modric – Casemiro – Kroos, po shkojnë drejt pensionimit, klubi mbretëror tashmë ka afruar Camavinga-n dhe Tchouameni – dy lojtarë shumë cilësor, por së fundmi dëshiron ta transferojë edhe një mesfushor shumë kualitativ.
Bëhet fjalë për 18 vjeçarin e Borussia Dortmund-it, Jude Bellingham, për të cilin madrilenët janë gati t’i ofrojnë 90 milionë euro.
18-vjeçari ka kaluar një sezon shumë të mirë te gjermanët dhe po ashtu edhe me kombëtaren e angleze.
Mesfushori ka kontratë deri në vitin 2025 me Dortmund-in, megjithatë gjigantët evropianë, dëshirojnë transferimin e tij në këtë afat kalimtar veror.
Ndërkohë duhet theksuar se gjatë sezonit që u mbyll, mesfushori luajti në 44 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar 14 asistime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit