Drejtoria e Urbanizmit të Komuna e Prishtinës, i është përgjigjur pozitivisht Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për kërkesën e saj drejtuar institucionit lokal për leje-ndërtim të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Bazuar në vendimin e datës 13 qershor, Bashkësisë Islame i lejohet ndërtimi i kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.
“I LEJOHET kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës”, thuhet në vendimin e komunës së Prishtinës.
Ndërsa lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
“Po, e vërtetë është, sot është dhënë leje përfundimtare për ndërtimin e xhamisë qendrore”, ka thënë Sadriu duke shtuar se “punimet për realizimin e kësaj xhamie kanë filluar qe dy vite”.
Ndryshe, ndërtimi i kësaj xhamie të madhe ishte kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin, se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve musliman.
Bashkësia Islame kërkonte që Xhamia e Madhe të ndërtohet në qendër të Prishtinës, por Komuna e Prishtinës kishte vështirësi në gjetjen e lokacionit.
Pas shumë debatesh e negociatash që kanë zgjatur me vite, Komuna e Prishtinës dhe BIK-u u pajtuan që xhamia të ndërtohet në lagjen Dardania, në shesh-parkimin e Telekomit të Kosovës.
Guri themeltar i xhamisë është vendosur në vitin 2012, por që nga ajo kohë deri në fillimin e punimeve ka pasur vështirësi në realizimin e projektit nga BIK.
Ndërtimi i xhamisë është financuar dhe po ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, me një kosto të përgjithshme prej rreth 40 milionë eurosh.
Në territorin e Republikës së Kosovës janë 822 objekte fetare islame, 742 janë xhami aktive, 4 xhami janë duke u meremetuar dhe 16 të tjera duke u ndërtuar.
Po ashtu, janë 36 xhami pasive për shkak të vjetërsisë ose shpërnguljes së qytetarëve nga ato zona (kryesisht të pabanuara), derisa janë edhe 16 mesxhide (vend për falje-xhami pa minare) dhe 4 mektebe (vend-mësim, librari).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Indeksi i “Reporterëve Pa Kufij” – vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike