Rusia nuk e mbajti fjalën!
Ushtarët azovë, të dorëzuar pas mbrojtjes heroike të Mariupolit dhe fabrikës së çelikut Azovstal, janë dërguar drejt Rusisë për t’u hetuar e më pas gjykuar.
Janë më shumë se 1 mijë luftëtarë, njerëz të shërbimit dhe mercenarë (sipas pretendimeve ruse këta të fundit), të cilët janë dorëzuar.
Transferimi i tyre u bë në bazë të raportimeve nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, natën e 7 qershorit.
“Më shumë të burgosur lufte ukrainas do të vijnë në Rusi ditët e ardhshme”, citohet se ka thënë një zyrtar i zbatimit të ligjit në Moskë nga Tass, përcjell Albanian Post.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi më parë se mund të ishin deri në 2 mijë e 500 luftëtarë dhe roje shërbimi, të cilët ishin dërguar në Rusi.
Kjo situatë krijoi paqartësi të shumta edhe mes mediave dhe ndaj, numri i saktë i tyre, nuk dihet.
Madje, paqartësi ka edhe mbi numrin e saktë të ushtarëve të dorëzuar në fabrikën e Azovstalit.
Sa i përket trupave që kanë humbur jetën, 210 ukrainas janë kthyer në Kiev në arkivole.
Pjesa më e madhe e tyre, janë nga regjimenti azov dhe kanë humbur jetën gjatë rezistencës së tyre disa mujore në qytetin jugor, i cili është tërësisht i shkatërruar tashmë.
Trupat e disa ushtarëve rusë i janë dërguar Kremlinit po ashtu në këmbim të trupave ukrainase.
Puna po vijon për të parë mundësinë e shkëmbimeve të tjera, të cilat duket se kanë ngecur momentalisht vetëm tek të vdekurit.
Sa i përket ushtarëve që janë ende gjallë, nuk ka asnjë shenjë bisedimesh se ata mund të shkëmbehen gjatë kësaj kohe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rritje ekonomike me 3.8% gjatë vitit 2024, sipas Bankës së Shqipërisë
-
Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna
-
Ose rregullohet kriza e strehimit në Evropë, ose rrezikohet nxitja e ekstremit të djathtë
-
Ahmeti: Ndërhyrja e Kurtit nuk i bën mirë Kosovës – fqinjët duhet t’i ketë aleatë