Të hënën e 30 majit, është gjendur i vdekur një person në njërën mobilieri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot ne ora 03:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek një mobilieri është një rast. Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim edhe të prokurorit kujdestar”.
Ai tutje ka bërë të ditur se trupi i tij me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Dyshohet se personi me inicialet A.E (M/K) i moshës 64 vjeçar ka bërë vetëvrasje. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Veseli.
Ai tutje ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com