Zyrtari i lartë sirian, Abdulkarim Omar, përmes një postimi në median sociale Twitter, ka bërë me dije të premten e 27 majit, se 13 shtetas shqiptarë të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare.
Kjo ka ndodhur pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë.
Nga 13 shtetasit, katër janë gra, ndërsa nëntë janë fëmijë.
Today, 27 May,2022, 13 Albanian nationals (4 women and 9 children) of the families of ISIS organisation were handed over to an official Albanian government delegation, after signing the official handover document between AANES and the Republic of Albania. pic.twitter.com/v1tGwt1EtV
— Dr Abdulkarim Omar (@abdulkarimomar1) May 27, 2022
Operacionet e mëparshme
Sandër Lleshaj, paraardhësi i ministrit Çuçi udhëtoi disa herë drejt Libanit. Nga ku, së bashku me autoritetet vendase nisi bashkëpunimin duke mundësuar kthimin e një gruaje dhe katër fëmijëve nga Siria, në tetor të vitit të shkuar.
Pas largimit nga Libani të ish-ministrit Lleshaj, atje qëndruan duke punuar në terren drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, bashkë me kolegun e tij, Indrit Doda, për më shumë se pesë javë.
Të dy hynë në Siri dhe negociuan me autoritetet vendore kurde. Këta të fundit u dakordësuan të lejonin riatdhesimin vetëm të grave në nevojë për ndihmë të specializuar dhe fëmijëve jetim.
Së pari u riatdhesuan Floresha Rasha bashkë me tre fëmijët e saj dhe 13 vjeçari Endri Dumani. Në ketë riatdhesim, rol të rëndësishëm ka patur Mark Ghorayeb, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban.
Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Liban për të marrë Floresha Rashën me tre fëmijët e saj dhe Endri Dumanin.
Mes personave tjerë në kampet e Sirisë, është edhe Eva Dumani, motra e Endri Dumanit, e cila e humbi mundësinë e kthimit bashkë me të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel