UEFA Conference League do të zhvillojë sfidën finale në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Skuadra e Roma-s dhe Feyenoord-it do të përballen për trofeun më 25 maj, duke filluar nga ora 21:00.
Fillimisht nga të dy klubet pati ankesa për kapacitetin e stadiumit. Një stadium prej 21 mijë vendesh, është konsideruar tepër i vogël për një finale të tillë.
Mirëpo, mediat italiane kanë shkuar më tej, duke theksuar se jo vetëm kapaciteti për tifozët përbën problem.
Një tjetër problematikë, sipas tyre, është shfaqur edhe në sallën e shtypit, ku edhe këtu numri për gazetarët duket i kufizuar.
Trajneri Jose Mourinho do të dalë të flasë në konferencë në orën 17:45, së bashku me Gianluca Mancini-n dhe Lorenzo Pellegrini-n.
Salla e shtypit ka vetëm 76 vende, arsye që sipas mediave italiane “duhet të mbërrihet herët për të siguruar një vend”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit