ShBA thotë se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s, por se vendimi merret me konsensus
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, ka thënë zëdhënësi i Shteteve të Bashkuara në NATO, Jeffrey Adel në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë.
Por, në të njëjtën kohë, zëdhënësi amerikan tha se kjo gjë nënkupton konsensus mes 30 vendeve anëtare të NATO-s, katër prej të cilave nuk e njohin e Kosovës.
“Të gjitha vendimet e Aleancës, përfshirë edhe për Partneritetin për Paqe, merren me konsensus”, ka thënë Adler.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për shtyp me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, pati deklaruar se Kosova do të kërkojë anëtarësim në programin e Patneritetit për Paqe të NATO-s, dhe në Këshill të Evropës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
“CdM” zbardh “detaje” nga takimi Scholz-Spajiç: Kosova në Këshill të Evropës – kur të bëjë “hapa konkretë” drejt Asociacionit
-
AfD gjermane e paprezantueshme. Le Pen dëshiron të shikojë Melonin
-
Axios: Biden bllokoi dërgesën e municioneve në Izrael
Lajmet kryesore
-
Ukraina ka frikë nga kolapsi, NATO po shqyrton vijat e kuqe për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
“CdM” zbardh “detaje” nga takimi Scholz-Spajiç: Kosova në Këshill të Evropës – kur të bëjë “hapa konkretë” drejt Asociacionit