Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, ku takimin e parë e fituan bindshëm therandasit 73:48.
Kampioni dhe lideri do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë kërkojnë fitoren për të barazuar serinë gjysmëfinale.
Në garat e rregullta, Ylli kishte përfunduar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit.
Gjysmëfinalja e dytë mes Trepçës dhe Pejës pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75:68.
Interesimi është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme në takimin e parë dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma.
Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje.
Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore kanë mitrovicasit ndaj një fitore të pejanëve. Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Gjysmëfinalet e dyta
E mërkurë
20:30 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
E enjte
20:30 Trepça – Peja
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog