Policia e Korçës ka arrestuar tre shtetas mëngjesin e 10 majit, pasi tentuan të kalim të paligjshëm të mallrave kontrabandë në pikën doganore Kapshticë.
Mes të arrestuarve është edhe një punonjës me detyrë doganier në Kapshticë, shtetasi K. P., 41 vjeç.
Konkretisht të arrestuar janë Xh. H., 57 vjeç, banues në Ersekë dhe F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë.
Në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri me drejtues 57-vjeçarn dhe faturino 54-vjeçari u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh. Këto mallra shtetasit e mësipërm nuk i kishin kryer detyrimet doganore.
Shërbimet e Policisë, bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi 41-vjeçari ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar