Lajme

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve


Kuvendi i Kosovës.

Për nder të Ditës së Dëshmorëve me një minutë heshtje ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës, të enjten e 5 majit.

Ndërsa, në rend dite të enjten në Kuvend është shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që caktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Deputetët e kësaj legjislature do të debatojnë për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Deputetët në këtë seancë do të diskutojnë edhe për ndryshim-plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Do të flitet për procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Fokus i veçantë do ti kushtohet edhe ndryshim plotësimit të Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2022 dhe do të emërohet komisioni për mbrojtjen e Konkurrencës.

5 Maji

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në këtë ditë janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut.

Në vitet 1960 statusi i dëshmorit u përpunua më tej duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”.

Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit.

Në vitin 2000, u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës

Institucionet qendrore dhe vendore, organizatat e shoqërisë civile, si dhe organizatat e dëshmorëve në Shqipëri organizojnë çdo vit ceremoni përkujtimore me rastin e 5 Majit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore