Futbollisit me orgjinë shqiptare, Mërgim Berisha ka dhuruar katër asiste, në sfidën ku ekipi i tij, RB Salzburg-u fitoi përballë Rapid Wien-ës, me rezultatin 4-2.
Në ndeshjen e javës së 18 të Bundesligës austriake, kryesuesit e Salzburg-ut mposhtën Rapid-in e vendit të dytë, duke u shkëputur me gjashtë pikë diferencë në renditje.
Ajo që ra në sy, ishte se sulmuesi Berisha, që së fundmi është përfolur se do të përfaqesojë Kombëtaren e Kosovës, ka dhuruar katër asiste.
Tre asiste ja dhuroi partnerit të sulmit, Patson Daka-s, përkatësisht në minutat 30, 64 dhe 70. Si dhe një asist ja dhuroi Karim Adeymi-t në të 90+2 minutë.
Në përfundim të ndeshjes, Berisha u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 9.5. Nota më e lartë për një lojtarë, e vendosur nga Sofascore për ditën e diel, në të gjitha ligat kryesore europiane.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit