Me siguri po mendoni për të gjitha herët ku keni prekur hithra dhe ju ka djegur, po ja që të gatuara në këtë mënyrë jo vetëm që s’do e ndjeni hidhësinë e tyre, por edhe do furnizono trupin me shumë vlera ushqyese. Një recetë fantastike, ombinohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, supë, por edhe byrek shtëpie.
Përbërësit
1 tufë hithra, 2 qepë të njoma, 1 hudhër e njomë, 1 tufë kopër, 1 vezë, 200 ml qumësht, 50 ml vaj ulliri, 100 gr djathë, kripë dhe piper i zi.
Përgatitja
Kalojmë hitrat në ujë të nxehtë. Rrahim vezën dhe më pas shtojmë sipas rendit të punës qumështin, vajin e ullirit, qepën e njomë, hudhrën dhe hithrat. I përziejmë dhe shtojmë koprën, djathin dhe miellin e misrit. Formojmë brumin dhe e ndajmë në forma. I vendosim në tavë me pak vaj ulliri dhe i pjekim për 30 min në 180 gradë. Ju bëftë mirë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog