Qytetarët ukrainas, të cilët janë marrë në Rusi kundër vullnetit të tyre, duhet të përpiqen të shkojnë drejt Estonisë dhe të akomodohen atje, sipas zyrtarëve të lartë në Kiev.
Disa organizata humanitare, janë angazhuar që të ndihmojnë me dhënien e ndihmës konsullore për ta në qytetin e Narva-s në Estoni, ku është edhe një prej pikave kufitare me Rusinë.
Mijëra persona janë dërguar kundër vullnetit të tyre drejt qyteteve ruse sipas Kievit. Ky fakt është i mundshëm, por mbetet i paverifikuar nga media ndërkombëtare të pavarura.
Nga ana tjetër, Moska e ka hedhur poshtë çdo akuzë të tillë të kryer nga Ukraina.
Vetëm nga Mariupoli, mendohet se 40 mijë civilë ukrainas janë dërguar drejt territorit rus apo drejt rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sllovakia shastis Belgjikën në pjesën e parë, e mbyll në avantazh
-
Mbesa ‘sekrete’ e Putinit bëhet zëvendësministre e mbrojtjes, Anna Tsivileva dhe apoteoza e nepotizmit në Kremlin
-
‘Shota’ prezantohet në Paris – Makina e parë ushtarake shqiptare, pjesë e panairit EUROSATORY
-
NATO duhet të tregojë “muskujt e saj bërthamorë”, thotë Stoltenberg
Lajmet kryesore
-
NATO duhet të tregojë “muskujt e saj bërthamorë”, thotë Stoltenberg
-
Shqipëria në stërvitje intensive përpara Kroacisë, Asani kthehet me ekipin
-
‘Shota’ prezantohet në Paris – Makina e parë ushtarake shqiptare, pjesë e panairit EUROSATORY
-
Kurti: Disa kryetarë edhe na kritikojnë, edhe i paraqesin si suksese komunale investimet e Qeverisë