Ka qarkulluar si një hamendësim. Tani, opinioni publik ndahet më tresh për t’i hapur rrugë aplikimit.
Bëhet fjalë për legalizimin e kanabisit.
Disa thonë “s’jam dakord, jam kundër”. Të tjerë, pozicionohen pro legalizimit. “Në vend që të mbillet ilegalisht, të mbillet legalisht”.
Pastaj, janë ata që e specifikojnë pozicionimin pro legalizimit të kanabisit, duke thënë se “nuk ka asgjë të keqe që kanabisi të legalizohet për përdorim mjekësor”.
Ndryshe, janë për “legalizim të kontrolluar”.
Kështu kanë pohuar qytetarët e Tiranës për Albanian Post.
(Sh)qetësimi publik mbi këtë temë, paçka se ka qenë i herëpashershëm, ka marrë një tjetër formë kur Kryeministri Edi Rama deklaroi se, shumë shpejt, kanabisi do të legalizohet.
Me sqarimin “për përdorim mjekësor”.
Deklaratë që pason rezultatet e Këshillimit Kombëtar, ku 61 për qind e qytetarëve janë pro lejimit të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.
Kurse kundër vetëm 29 për qind e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vrasja e policit në Fier, Rrumbullaku: Thellësisht të tronditur, autori do vendoset para ligjit
-
Njohja e pensioneve me Italinë, Manjani: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
-
Nga identiteti i autorit te motivi i konfliktit – Çfarë dihet për vrasjen e efektivit në Fier
-
Vrasja e policit në Fier, Alibeaj: Rendi dhe siguria publike të brishta, përgjegjësi të dalë përpara drejtësisë