Ministri i Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, Bledi Çuçi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi.
Ditën e sotme, ai ka takuar përfaqësuesit e disa shoqatave të komunitetit shqiptar që jeton e punon në Greqi.
“Janë grupime tejet aktive në adresimin e problemeve me të cilat ndeshen shqiptarët. Komunikimi i shpeshtë krijon premisa për të identifikuar çështjet që duhen adresuar për zgjidhje tek autoritetet greke, por edhe te shteti amë, qofshin ato çështje të mbartura nga e kaluara apo të krijuara së fundmi”.
Çuçi theksoi se ka ende probleme, për të cilat ne po bashkërendojmë punën me palën greke për t’i rregulluar.
Një ditë më parë, ai u takua me ministrin e Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Panagiotis Theodorikakos, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin policor mes dy vendeve, për luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
“Kemi kaluar nga faza e shkëmbimit të informacionit në atë të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, çka dëshmon për nivelin e lartë të besimit mes policisë së të dy vendeve”.
Gjithashtu Çuçi është takuar me ministrin e Brendshëm, Makis Voridis.
“Diskutuam për sfidat e përbashkëta të qeverisjes vendore në dy vendet tona dhe thellimin e bashkëpunimit për të përfituar prej programeve të Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme”.
Ai theksoi se si vend i BE-së, Greqia ka një përvojë të çmueshme në këtë drejtim. Ministritë e Brendshme të të dy vendeve do të lehtësojnë në maksimum procesin dhe do të ofrojnë të gjithë asistencën e nevojshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vritet me armë zjarri një efektiv në Baltëz të Fierit
-
Ka dakordësim për thirrjen e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS
-
Dy viktima në punë në Shëngjin, pezullohen punimet në dy subjekte
-
Rama lajmëron programin ‘Mësues për Greqinë’, për mësimin e gjuhës, letërsisë dhe historisë shqiptare në shtetin fqinj