Një operacion policor së bashku me efektivë nga forcat Renea po zhvillohet në Fier, për të gjetur autorët e një ngjarjeje të ndodhur në Elbasan, ku një atentat u realizua gjatë pasdites së vonë dhe një mjet tip BMW i qëlluar me rreth 20 plumba është lënë në formën e provës materiale.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, automjeti ishte me targa të vjedhura. Dyshimet sakaq, bien mbi faktin se i plagosur, mund të ketë mbetur Talo Çela.
Ky i fundit, njihet si person me precedentë penalë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në ngjarjen e 9 prillit 2019, kur në pistën e aeroportit të Rinasit, u vodh një shumë e madhe parash, që po ngarkoheshin në avion.
Ndërsa, sa i përket operacionit, dyshohet se është kapur si fajtor për ngjarjen Nuredin Dumani, i cili akuzohet edhe si personi që ka vrarë Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.
Dumani, akuzohet prej kohësh se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktimash.
Më 2 mars 2020, thuhet se ai ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas i ka ekzekutuar të vëllanë, për arsye ende të paqarta.
Operacioni policor është ndërmarrë duke përdorur edhe dronë, ku parësisht është vëzhguar situata për gjetjen e armëve, drogës dhe personave në kërkim për ngjarjen e Elbasanit.
Ai është përmbyllur me sukses sa kuptohet prej informacioneve paraprake, i cili finalizohet me kapjen e Dumanit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit