Mes përshkallëzimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe Mariupoli, duke marrë goditjen maksimale të forcave të Moskës, një gjeneral i policisë ukrainase, Vyacheslav Abroskin, është ofruar si peng i trupave ruse në këmbim të evakuimit të fëmijëve nga qyteti port.
Mes raporteve, që thonë se Mariupoli është 90% i shkatërruar dhe kriza humanitare po rritet, Abroskin në një deklaratë të enjten tha se edhe para fillimit të luftës, u kishte premtuar banorëve që do ta mbronte qytetin.
Duke nënvizuar se ka “shumë fëmijë” në Mariupol, që “do të vdesin në ditët në vijim” nëse nuk shpëtohen tani, gjenerali ukrainas u bëri thirrje “pushtuesve rusë” që t’i japin mundësinë për t’i larguar fëmijët nga qyteti. Ai kërkoi ta linte në Mariupol për tri ditë dhe të organizonte evakuimin e fëmijëve. Duke theksuar më tej, që trupat ruse të marrin në konsideratë propozimin e tij. Sipas Abroskin-it, rusët kanë interes në kapjen e tij, pasi ai është në listën e sanksioneve të Moskës.
Sipas postimit në Facebook, Abroskin u bëri thirrje pushtuesve rusë, “më jepni mundësinë t’i nxjerr fëmijët nga Mariupol-i, në vend fëmijëve, ofroj veten time”.
“Unë jam një gjeneral policie që organizova drejtpërdrejt një protestë kundër jush në Donetschin nga viti 2014 deri në 2018. Jam i përfshirë në listën tuaj të sanksioneve. Jam në kërkim nga ju. Ju organizuat një përpjekje për të eliminuar. Dhjetëra prej jush u vranë dhe mijëra ndihmës tuaj u arrestuan në praninë time”, shkroi ai.
“Jeta ime më përket vetëm mua dhe unë e ofroj atë në këmbim të jetëve të fëmijëve që kanë mbetur ende në Mariupol”, mbyll thirrjen gjenerali i policisë.
Pas kësaj, shumë njerëz i kanë komentuar në postimin e tij në Facebook dhe “tani ka oficerë që janë gati të shpëtojnë fëmijët së bashku si ekip dhe pastaj të dorëzohen”, shkruan media ukrainase Hromadske.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar