Bota

Fundoset anija me 19 persona ekuipazh


Një anije peshkimi ruse me 19 persona në bord raportohet të jetë mbytur këtë të hënë në ujërat e detit Barents, në arkipelagun e Novaya Zemlya.

Në vendngjarje ndodhej dhe një anije tjetër, e cila arriti të shpëtojë dy anëtarë të anijes Onega. Një person raportohet të jetë nxjerrë i pajetë, ndërsa 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet kanë ngritur pesë grupe kërkim shpëtimi, megjithatë mediat lokale shkruajnë se ka pak shpresa për të mbijetuar.

Besohet se peshkarexha u rëndua për shkak të akullit të akumuluar, duke shkaktuar në këtë mënyrë përmbysjen e saj.

Zëdhënësi i agjencisë detare dhe transportit lumor Rosmorrechflot, Alexei Kravchenko, tha se përmbytja ndodhi kur ekuipazhi po tërhiqte një rrjetë.

“Peshkarexha mendohet të jetë mbytur aq shpejt sa ekuipazhi nuk kishte kohë për të aktivizuar barkat e shpëtimit”,  tha një burim agjencisë së lajmeve Interfax. /AlbanianPost.com 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore