Sistemet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që po monitoronin materialin bërthamor në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë kanë ndaluar transmetimin e të dhënave. Kështu ka deklaruar agjencia të mërkurën.
Një ditë më parë e njëjta ndërprerje e të dhënave u raportua në termocentralin e Çernobilit mes një kërkese urgjente nga Ukraina drejtuar IAEA-s, mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, në lidhje me rotacionin e 210 punonjësve teknik dhe rojeve që punonin në termocentral.
Shefi i IAEA-së, Rafael Grossi, “tha se ishte i shqetësuar për ndërprerjen e papritur të flukseve të tilla të të dhënave në selinë e IAEA-së në Vjenë nga të dy vendet, ku sasi të mëdha të materialit bërthamor janë të pranishme në formën e karburantit bërthamor të harxhuar ose të freskët dhe llojeve të tjera të materialit bërthamor”, thuhet në një deklaratë të saj.
Kjo është dita e 14-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.
Sipas OKB-së mbi 2.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.
Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuletiç: Politikanët në Serbi e dinë se s’ka më njerëz që luftojnë për Kosovën
-
Homazhi i zgjuar i Angelina Mango për Palestinën, një ‘minifitore’ më vete në Eurovision
-
“Do të jem presidente e të gjithëve”, betohet Gordana Silanovska-Davkova si presidente e Maqedonisë së Veriut
-
Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, Basha: Nacionalizmi shterpë