Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nga e enjtja e tre marsit, Serbia ka stopuar eksportin e miellit, grurit, misrit dhe vajit, krejt kjo si pasojë e luftës në Ukrainë.
Ai tutje ka deklaruar se Serbia do të ishte në telashe të mëdha nëse Bashkimi Evropian (BE) do të ndalonte importin e të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia dhe se NIS tashmë po kërkon të importojë naftë nga vendet e treta.
Në 24 orët e fundit ka pasur trazira të mëdha në botë, ka thënë ai.
“Serbia është në telashe nëse BE-ja ndalon importin e të gjitha burimeve të energjisë, sepse ne nuk kemi ku ta marrim – nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka thënë se Qeveria serbe ka marr vendim për lirimin e mallrave të caktuara nga taksat doganore për vitin 2022.
“Meqë do të ketë nevojë për naftë nga vendet e treta – nuk kemi të ardhura të mëdha në dogana, ne heqim dorë si shtet, për të siguruar furnizim të plotë të tregut”, ka deklaruar ai gjatë një interviste në B92, duke shtuar se tani “Jemi në krizën më të madhe që nga viti 1945”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey rrëzon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e sulmeve seksuale për gabimin e avokatëve
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së
-
Kalvari i vuajtjeve të 25-vjeçarit në Miami, mes torturave në burg dhe talljeve të efektivëve
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Policia gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit