Valbona njihet ndryshe si perla e Shqipërisë.
Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës.
Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta.
Uji i kristaltë i Valbonës.
Lugina është një park ndërkufitar me vlerat më të larta të biodiversitetit. Takohen pyje të ahut, pishës, rrobullit, bredhit, livadhe alpine (bjeshkë), pyje të gështenjës (Castanea sativa) në gjendje natyrore, përrenj e lumenj malorë
Akulli i kristaltë, sipër shkëmbinjve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas gjashtë orësh, përfundon Konventa e Partisë së Lirisë
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Nga Benetton te Metro, kompanitë nga e gjithë Evropa që ende bëjnë biznes në Moskë
-
Raporti i DASH-it përmend Rozeta Hajdarin e Liza Gashin si të dënuara për mos-deklarim të pasurisë