Nga 6 mijë e 500 refugjatë që janë pranuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga tetori, 692 prej tyre janë nga Ukraina që nga 28 shkurti.
Kjo referuar të dhënave të fundit nga Departamenti i Shtetit.
Ata që janë në mbrojtje të zhvendosjes së refugjatëve i kanë kërkuar administratës së presidentit amerikan Joe Biden të lehtësojë rivendosjen e ukrainasve në SHBA.
Një kërkesë që vjen prej shkakut se numri i njerëzve që largohen nga Ukraina është rritur në mbi dy milionë.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka thënë se SHBA-të janë të gatshme të pranojnë refugjatë.
“SHBA-të janë të përkushtuara për të bërë gjithçka që munden për të mbështetur vendet që mbajnë barrën e menjëhershme të pranimit të ukrainasve”, ka thënë ai.
Dhe se nëse njerëzit kërkojnë statusin e refugjatit në SHBA, “do të shohim për këtë dhe jam i sigurt që do të veproj për këtë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet