Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, nën drejtimin e kryetarit, Agim Ademi, ka mbajtur sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president.
Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.
Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit, njofton FFK.
Kryetari aktual, Agim Ademi pritet që sërish të kërkojë besimin edhe një tjetër mandat.
Po ashtu, ambiciet për kreun e FFK-së kanë shprehur edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti, emrat që tashmë dihen zyrtarisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com