Gjatë vitit 2020 janë ndërprerë një numër i konsiderueshëm i xhirimeve të filmave dhe shkak për këtë është bërë përhapja e coronavirusit.
Premiera e fundit e James Bond është ndërprerë në mars të 2020 si shkak i masave të marra për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19.
‘No Time to Die’ ishte vetëm njëri prej kaskadës së filmave të anuluar duke shkaktuar një riorganizim të orarit të shfaqjeve gjatë gjithë vitit 2020 dhe 2021.
Kompania Warner Bros priti deri më 24 Mars përpara se të njoftojë se vazhdimi i ‘Wonder Woman’ do të vonohet. Megjithatë shumë filma të mëdhenj u zhvendosën shumë më vonë gjatë vitit ose u hoqën plotësisht nga lista.
‘Wonder Woman 1984’ fillimisht u angazhua për të dalë në kinema më 14 gusht, lajm që u prit me shumë entuziazëm. Por sërish u shty për në tetor dhe në një moment tjetër në kohën e pushimeve .
Ndërsa dita e Falënderimeve në SHBA po afrohej, Warner Bros njoftoi se filmi do të transmetohet në HBO Max në të njëjtën kohë me një shfaqje teatrale në 25 Dhjetor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë