![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/01/UKRAINA.jpg)
Armët do t’u shpërndahen veteranëve ushtarakë në Ukrainë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Rusisë në orët e para të mëngjesit.
Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters”, duke cituar policinë.
Kjo vjen mes raporteve se ukrainasit po inkurajohen të bashkohen me njësitë e mbrojtjes territoriale të vendit.
Policia ukrainase ka raportuar se, deri më tani, shtatë persona kanë vdekur nga bombardimet ruse në një pallat rezidencial.
Nga ana tjetër, Shchastya është nën kontrollin e Ukrainës dhe 50 forca ruse janë vrarë.
Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com