Sport

Juventus-De Paul më afër se kurrë


Juventus-i është pranë nënshkrimit të argjentinasit të Udinese-s, Rodrigo de Paul. Zërat rreth transferimit janë shtuar sidomos kur një largim i Frederico Bernandeski-t është fare pranë.

De Paul është një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A. Ai e ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga Udinese, ekip me të cilin është duke luajtur sezonin e tij të pestë.

Tek Udinese, De Paul ka luajtur 161 takime, midis Serie A dhe Kupës së Italisë, nga ku ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar 28 asiste.

26-vjeçari ka një kontratë që skadon në verën e 2024 dhe vlera e kartonit të tij është rreth 30 milionë euro, që për Juventus-in nuk duket se përbën problem kjo shumë.

Falë marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy klubeve, Juventus-i mund ta marri De Paul duke ofruar Daniele Rugani-n dhe ndonjë lojtarë tjetër në shkëmbim, duke i ulur ndjeshëm vlerën e kartonit.

Profili i De Paul, duket të jetë ideali për skemat e Andrea Pirlo-s. Lojtari luan si mesfushor qendre, por që mund të përshtatet mjaft mirë edhe si mesfushor i avancuar, mesfushor krahu, sulmues krahu dhe si sulmues i dytë. Pak a shumë mund të shërbejë si një xhol, duke u pozicionuar atje ku ka më shumë nevojë ekipi.

Ana tjetër pozitive e De Paul është se argjentinasi ka nënshtetësi të dyfishtë, pasi zotëron edhe pasaportën italiane, çka nuk do të shkaktonte probleme mbi numrin e ekstrakomunitarëve që Juventus-i ka në ekip./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore