Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura “sido” t’i përgjigjet Rusia letrës.
Blinken e ndau qëndrimin e SHBA-ve gjatë një konference për shtyp mbi situatën në Ukrainë.
Kjo, pasi Washington-i dha përgjigjen e tij me shkrim ndaj kërkesave të Rusisë për garancitë e sigurisë.
Sekretari amerikan u tha gazetarëve se përgjigja përcakton një rrugë serioze diplomatike përpara.
Ai shtoi se SHBA-të janë të hapura për dialog.
Blinken nuk detajoi se çfarë shkruhej në dokument, por garantoi se ishte dërguar me bekimin e Presidentit Biden.
Ambasadori i SHBA-ve në Rusi, John Sullivan, e dorëzoi dokumentin në Moskë, vërejti Blinken gjatë konferencës.
Numri dy i presidencës amerikane tha se përgjigja me shkrim ndaj Rusisë “përsërit atë që kemi thënë publikisht për shumë javë dhe në një kuptim për shumë e shumë vite”.
“Ne e bëmë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”, nënvizoi më tej Blinken.
Sekretari shtoi se SHBA-të përsëritën gjithashtu hapjen për diskutime me Rusinë mbi një bazë “reciproke”.
Sipas zyrtarit amerikan, dokumenti i dorëzuar përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve.
NATO
Më herët, do të vinte dhe përgjigja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“E kemi ftuar Rusinë dhe gjithë aleatët e NATO-s, për të mbajtur diskutime e për të gjetur zgjidhje politike. Por, gjithçka varet nga vullneti i gjithsecilit”, deklaroi fillimisht ai.
Sipas Stoltenberg, zgjidhja politike dhe paqësore, është ajo çfarë i shkon për shkat NATO-s.
Nga ana e aleancës nuk kërkohet një konfrontim direkt dhe zgjidhja e tillë, është opsioni më i mirë për të gjithë.
Pavarësisht kësaj, vendet anëtare të NATO-s janë gati nëse forcat ruse nuk sprapsen dhe konflikti përshkallëzohet.
Por, ndryshe nga 100 mijë trupat që Moska ka vendosur në kufi, NATO ka vetëm pesë mijë ushtarë të gatshëm, për t’u nisur menjëherë në luftë.
Sakaq, për zyrtarin e NATO-s, një grup tjetër është në gatishmëri po ashtu, në rast rreziku.
Sekretari i Përgjithshëm ka nënvizuar faktin se të gjithë aleatët, janë në një linjë me propozimet që i janë dhënë Rusisë.
Këtu, përfshihet edhe Gjermania, e cila ka mbetur në heshtje sa i përket çështjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE