Moti i rënduar ka sjellë bllokime dhe mbyllje të disa prej segmenteve rrugore në vend, ku i fundit është edhe aksi Korçë-Pogradec, i cili prej më shumë se dy orësh, është bllokuar thuajse tërësisht dhe nuk gjendet ende një borëpastruese për të zhbllokuar segmentin.
Në raportimet e para që Albanian Post ka marrë nga persona të bllokuar në atë aks, bëhet me dije se është Policia e shtetit, ajo që ka ndërhyrë për të mundësuar qarkullim të mjeteve. Por, situata është ende larg këtij skenari.
Nga ana e Emergjencave Civileende nuk ka një raport mbi situatën. Po ashtu, nuk dihet nëse forcat e tyre janë dërguar ose jo drejt pikave të bllokuara, për të ndihmuar me situatën.
Bllokimi fillestar sakaq, ka qenë rreth 4 kilometra. Ndërsa, me ndërhyrjen e Policisë, mjetet kanë filluar të lëvizin me ritëm shumë të avashtë.
Ashtu si duket edhe nga pamjet e siguruara nga Albanian Post, terreni i kalimit është mjaft i vështirë. Po ashtu, edhe angazhimi i njerëzve për ta lehtësuar situatën, është i dukshëm.
Një tjetër aks, i cili u mbyll tërësisht, është ai i rrugës së Arbërit, ku në një segment, për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe ngricës, u pezullua kalimi i mjeteve.
Apel ka ardhur edhe nga Ministria e Mbrojtjes, për të treguar kujdes me kalimin në disa zona malore të Shqipërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit