Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha të premten se Rusia ishte e përgatitur të prishte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE), nëse kjo e fundit do të vazhdojë me sanksionet e planifikuara.
Në intervistën e tij, të publikuar dhe në faqen zyrtare të ministrisë, ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve në lidhje me krisjen marrëdhënieve të Rusisë dhe BE-së.
Për të Rusia do të jetë e gatshme të veprojë nëse BE-ja do të vendosë sanksione në zona që rrezikojnë ekonominë e Rusisë.
“Ne nuk duam ta izolojmë veten nga jeta globale, por duhet të jemi të gatshëm për këtë. Nëse doni paqe, atëherë përgatituni për luftë”, shtoi ai.
Në një intervistë të botuar më herët përfaqësuesi i përhershëm rus në BE, Vladimir Chizhov, tha se bisedimet Rusi-BE do të vazhdonin. Sipas tij udhëtimi i Borrell në Moskë ishte një shenjë pozitive.
Pse janë vendosur sanksione mbi Rusinë?
Në një rezolutë, të miratuar me 581 vota pro, 50 kundër dhe 44 abstenime, Parlamenti Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së. të marrin një qëndrim aktiv në lidhje me arrestimin e Alexei Navalny.
Kjo përfshin sanksionimin e “personave fizikë dhe juridikë” të përfshirë në vendimin për arrestimin dhe burgosjen e Alexei Navalny.
Sanksionet duhet të vendosen gjithashtu kundër oligarkëve rusë të lidhur me regjimin, anëtarëve të rrethit të ngushtë të presidentit Putin dhe propagandistëve të mediave ruse, të cilët posedojnë pasuri në BE dhe aktualisht mund të udhëtojnë atje.
Thirrjet e ndërkombëtarëve nuk shërbyen as për të trembur presidentin rus. Vetëm dy javë pas arrestimit, Navalny u paraqit përpara Gjykatës së Moskës dhe u dënua me burgim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey rrëzon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e sulmeve seksuale për gabimin e avokatëve
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së
-
Kalvari i vuajtjeve të 25-vjeçarit në Miami, mes torturave në burg dhe talljeve të efektivëve
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së