Sport

Emma Raducanu debuton me fitore në Australian Open


Emma Raducanu, fantazistja britaneze e Tenisit, e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj të parë në Grand-Slamin e Australian Open.

Në debutimin e saj në Melbourne, kampionja e US Open fiton me 2-1 me sete (6-0, 2-6, 6-1) përbllë tenistes nga Amerika, Sloane Stephens.

Edhe kjo e fundit ishte poashtu një tjetër fituese në US Open.

Raducanu, e renditur në vendin e 17-të, setin e parë e mbylli në vetëm 17 minuta para se të gabonte shumë në setin e dytë.

Mirëpo, në setin e tretë ajo gjeti formën përsëri dhe e mbylli ndeshjen në favorin e saj.

19-vjeçarja në raundin tjetër do të ndeshet me tenisten nga Mali i Zi, Danka Kovinic, të enjten.

Raducanu e hodhi raketën në fushë, në atë që po bëhet festimi i saj tradicional, duke pasqyruar se sa shumë vlen një fitore në Grand-Slam.

“Edhe unë edhe Sloane japëm gjithçka sot”, nisi Emma, “ishte një ndeshje shumë e mirë”.

“Jam e lumtur për një fitore ndaj një kampione si ajo”, mbylli Raducanu.

Pas Amerikës, Raducanu kërkon të vazhdojë senzacionin edhe me një sukses në Australi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore