Ambasadori i ri amerikan i ofron mbështetje të madhe ministrit Latifi në sektorin e shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier me ç’rast e uroi për fillimin e misionit të tij në Kosovë dhe konfirmoi miqësinë e palëkundur mes dy shteteve.
Hovenier theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm mes dy vendeve dhe shtoi se emërimi i Dr. Latifi si Ministër i Shëndetësisë ka forcuar besimin e të gjithëve se Qeveria e Republikës së Kosovës po i kushton vëmendje të fuqishme këtij sektori shumë të rëndësishëm.
Ambasadori Hovenier nënvizoi mbështetjen e SHBA-së në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore edhe përmes bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare.
Ministri Latifi e informoi Ambasadorin rreth situatës me COVID-19 dhe theksoi se vendi ynë posedon tani sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët, kurse sistemi shëndetësor është përgatitur për reagim adekuat në rast të rritjes së mëtutjeshme të numrit të të infektuarve dhe spitalizimeve nga COVID-19.
Tutje, Ministri Latifi tregoi edhe për planin konkret të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore tek të gjitha komunitetet në Kosovë edhe përmes aplikimit të Telemjekësisë.
Ambasadori Hovenier ritheksoi se ShBA edhe në të ardhmen do t’i ofrojnë mbështetje Kosovës për arritjen e qëllimeve të saja drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haxhiu: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hapë rrugë për adresimin e krimeve të luftës
-
“Po mbahet në një burg ferri”, Daily Mail shkruan për arrestimin e Sadik Durakut në Serbi i akuzuar për “krime lufte”
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmoi VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë
-
Sulmohen zyrtarët policorë në Prishtinë, arrestohen të dyshuarit
Lajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”