Shqipëria

“Atdheu” në mes të detit


Vizita në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, dëshmoi dy takime apo kredhje në të kaluarën të dy vizitorëve speciale të trupave amerikane.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në aeroplanmbajtësen “Truman”, e cila po kryen stërvitje në ujërat territoriale shqiptare do të takohej me Albin nga Durrësi.

Ky i fundit kishte lindur në Florida.

Albi shërbente në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.

“Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”, ravijëzonte kryeministri Rama, fjalët e të riut me origjinë shqiptare.

Në statusin e tij, numri një i qeverisë i referohet si Albi – durrsaku i lindur në Florida.

Më herët, Rama ndau dhe pamje nga “Harry S. Truman”.

Ajo po kryen një stërvitje intensive, së bashku me forcat e marinës shqiptare.

Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, e cila është rritur në Guam dhe u diplomua në Akademinë e Zojës së Guam-it, bëri foto me anëtarët guamanas të ekuipazhit që shërbenin gjithashtu në aeroplanmbajtësen amerikane.

Ambasadorja emigroi në Guam me familjen e saj në vitin 1976 kur ishte 4 vjeç.

Në Instagramin e saj, Kim falënderoi kapitenin dhe ekuipazhin e transportuesit.

“Demostrim mahnitës i aftësive të punës ekipore dhe përkushtimit për t’i shërbyer vendit tuaj. Shumë i veçantë edhe takimi me ekuipazhin nga shtëpia ime Guam”.

Kim u bë ambasadorja e parë e SHBA-ve nga Guami dhe gjithashtu gruaja e parë koreano-amerikane që emërohet si diplomate.

Ndërsa, detyrën e saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e filloi në dhjetorin e vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore