Sport

Novak Djokovic: “Nuk e dua asnjë nga sukseset e Rafa Nadal dhe Roger Federer”


Nadal, Federer dhe Djokovic kanë shfaqur gjithnjë respekt maksimal për njëri tjetrin.

Zvicerani dhe Spanjolli janë të barazuar me 20 ‘grand slams’ secili, kurse Serbi qëndron prapa me 17 sosh.

Serbi shpresonte për një rezultat më të mirë të US Open dhe Roland Garros gajtë vitit 2020.

Në US open pësoi një eleminim senzacional, ku goditi me top një nga referët, që Djokovic pretendon se ishte bërë pa dashje.

Në Paris, ai u shkatërrua në finale në duart e rivalit të tij, Rafael Nadal.

Duke ju falënderuar sistemit të ri të renditjes që u vendos për shkak të pandemisë, Novak ka mundësi që të thyej rekordin për më së shumti javë në krye të ATP, rekord që mbahet nga Federer.

Në një intervsitë pas fitores kundër Chardy në Australian Open, Djokovic lavdëroi Nadal-in dhe Federer-in për çka kanë arritur deri më tani në karrierë.

“E respektoj çdo kundërshtar timin, sidomos Rafael dhe Roger, që kanë fituar shumë gajtë viteve.”

“Ata janë legjenda të këtij sporti dhe unë i admiroj shumë.” tha Djokovic.

Përgjatë viteve, ‘3-shja e madhe’ e ka shtyrë njëri tjetrin në limite, duke prodhuar tenisin më të mirë që mund të kërkonim.

Djokovic e vlerëson rivalitetin e madhë që ka me Federer dhe Nadal.

“Ata kanë ndikuar pozitivisht në rritjen time, zhvillimin dhe suksesin tim si sportist.”

“Nuk do të isha ky që jam tani, po të mos kisha rivalitetin e jashtëzakonshëm me këta të dy.”

“Por, nuk e dua asnjë sukses të tyre. Nuk jam xheloz, thjeshtë kam dëshirë të ndërtoj karrierën time dhe të rris suksesin tim, dhe gjithmonë do mbështetem te kjo ide.”

Në vitin 2021, deri më tani, ‘3-shja e madhe’ është shndërruar në ‘2-shen e madhe’.

Arsyeja është që Federer ende po rikuperohet nga operacioni i tij ne gju.

Në Australian Open, pjesë do marrin vetëm Nadal dhe Djokovic.

Australian Open do ketë një reduktim të pagesës 33% për të gjithë në kampionët ‘singles’.

Fituesit do marrin 2.1 milionë dollar të gjithë.

Kurse kampioni do marrë një shifër totale prej 54.9 milionë dollarësh.

Reduktimet e pagave do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë për të mbuluar humbjet e atyre që eliminohen nga kampionati që në fillim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore