Sport

Haaland bëhet prioriteti i Manchester City-t


Ndër ekipet kryesore në çdo merkato është Manchester City, me fuqi financiare dhe mjaft tërheqës falë Pep Guardiolës, dhe kjo nuk do të jetë ndryshe në ndjekjen e tyre për një sulmues të ri.

Pas largimit të Ferran Torres, për në Barcelonë, ​​që vjen vetëm disa muaj pasi ikona e klubit Sergio Aguero u largua për në të njëjtin destinacion, City nuk kanë gjetur ende ndonjë sulmues klasik.

Megjithatë, Manchester City nuk po planifikon të lëvizë për një sulmues në janar dhe në vend të kësaj do të presë deri në verë, kur ata mund të ndjekin objektivin e tyre kryesor: yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

“City po planifikon të zhvillojë takime me përfaqësuesit e Haaland gjatë javëve dhe muajve në vijim, por nëse 21-vjeçari norvegjez zgjedh apo jo një lëvizje në stadiumin Etihad është një çështje tjetër”, shkroi David Ornstein në Athletic.

“Ekziston një ndjenjë se Real Madridi përbën kërcënimin më të madh për City-n, por nëse spanjollët arrijnë të blejnë Kylian Mbappe, kjo mund t’i jap një mundësi City-t për Haaland.

“Burime të shumta hedhin poshtë aftësinë e Barcelonës për të ngritur një sfidë serioze dhe megjithëse Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë destinacione të mundshme, City mund të jetë i sigurt për të ofruar një propozim më tërheqës”.

“Manchester United mendohet se ka një interes për Haaland, por ka dyshime nëse tërheqja është e ndërsjellë”.

Opsioni i profilit më të lartë nëse një lëvizje për Haaland dështon të realizohet do të ishte që Manchester City të ringjallë interesin e tyre për kapitenin e Anglisë, Harry Kane.

Tottenham’s Harry Kane reacts disappointed during the English Premier League soccer match between Tottenham Hotspur and Brentford at Tottenham Hotspur Stadium in London, England, Thursday, Dec. 2, 2021. (AP Photo/Ian Walton)

Një lëvizje për sulmuesin e Tottenham Hotspur nuk u realizua kurrë për shkak të kërkesave të larta të Spurs verën e kaluar, dhe duke pasur parasysh se ai do të festojë ditëlindjen e tij të 29-të në korrik, mund të mos jetë një opsion i zbatueshëm.

Në vend të kësaj, City po monitoron gjithashtu sulmuesin e Real Sociedad, Alex Isak dhe qendërsulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, i cili ishte i lidhur me Atletico Madrid-in, që nga vera e kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore