Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar të enjten se Beogradi nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës (BiH), Millorad Dodik dhe se Serbia nuk do t’i zbatojë ato.
Vuçiç në pyetjet e gazetarëve në presidencën e Serbisë u shpreh se këto janë gjëra të ndërlikuara.
Ndërsa shtoi se, “nuk janë reagim urgjent dhe të shpejtë, e sidomos jo për nxitim”.
Sipas tij, zgjidhja nuk qëndron në sanksione.
“Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron në sanksione dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet për asnjë pikë të vetme, dhe nuk do t’i zbatojë sanksionet kundër anëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Sërpska”, shkruan media serbe Tanjug.
Ndërsa, për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh se sjell sfida të shumta.
Vuçiç e konsideroi si të tmerrshëm vendimin për sanksione ndaj Televizionit Alternativ.
“Do të kemi shumë pyetje për administratën amerikane për disa media të tjera dhe lidhje me krimin dhe korrupsionin, të cilave duket e pamundur t’u japim një përgjigje adekuate, por këtë do ta lëmë për kohën menjëherë pas Krishtlindjeve”, deklaroi Vuçiç.
Po ashtu shtoi se është i shqetësuar për sanksionet e vendosura, por shtoi se Serbia duhet të mbajë “marrëdhënie racionale dhe të denjë” me Shtetet e Bashkuara.
Më pesë janar, Departamenti i Thesarit në SHBA, në një deklaratë për shtypë, ka përqasur sanksione edhe ndaj një medie televizive, Alternativna Televizija d.o.o. Banja Luka. Kjo e fundit përshkruhet si media, e cila nxit agjendën personale të Dodik në rrugën e ndarjes nga Bosnja dhe Hercegovina.
Ndër të tjera, në përcaktimin e Dodik, përshkruhet se lideri serb i Bosnjës po përpiqet të zhbëjë marrëveshjen e Dayton-it për Paqen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit