Ndoshta ajo është “shtëpia” më e njohur në botë dhe një foto me të në sfond do ta dëshironte kushdo, por më së shumti kur një spektakël i vërtetë i natyrës i dhuron asaj një hijeshi krejt të ndryshme nga e zakonshmja.
Reshjet e borës e kanë pushtuar kryeqytetin amerikan Washington D.C., ku administrata shtetërore zhvillon aktivitetin e saj dhe bardhësia ka mbuluar edhe vetë Shtëpinë e Bardhë, e cila me një vello thuajse artistikisht natyrore mbi të, është bërë më e bukur.
Por, përveçse më e bukur, kjo është edhe një faqe tërësisht e ndryshme nga ajo që Washington-i pa një vit më parë.
Në vigjilje të sulmit të 6 janarit nga protestuesit pro-Trump drejt Capitol Hill – ndërtesës ikonë të demokracisë amerikane – asgjë nuk ngjason.
Asokohe, rrugët dhe mjediset dukeshin si një skenar post-apokaliptik. Një ferr i vërtetë, mes flakëve, bastisjeve e vandalizmave kundrejt institucioneve.
Duket si një fabul rrënjësisht e ndryshme, kjo e këtij viti të ri amerikan.
Në Presidencë, nuk është më Donald Trump, por Joe Biden.
Protestat, ndoshta nuk janë ulur, por fryma e tyre po, ku të paktën dhuna ndaj institucioneve, kursehet.
COVID-19 vijon të jetë eminent, por tashmë po tregohet më shumë kujdes ndaj tij.
Shtëpia e Bardhë, ndoshta për një kohë u quajt e “zezë”, por tashmë bardhon më shumë se më parë.
Një ogur, kjo borë e parë e janarit, që duket të jetë i mirë edhe Biden-in vetë në krye të vendit.
Teksa vigjilja, do t’ia lërë vendin pikërisht atij, për të shpalosur të vërtetën, mbi “ferrin” e vitit të shkuar.
Ky vit – jo paradiziak – do të nisë sakaq i bardhë…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit
-
Hetuesi privat izraelit arrestohet në Britani, pasi kreu spiunazh kibernetik
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit