Sport

Transferimet e mundshme të verës


Vera që po vjen do jetë kritike për disa klube në botën e futbollit. Shume lojtarë të nivelit botëror mbesin pa kontratë dhe do mund të ju bashkohen çfarëdo ekipi.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm që do iu skadojë kontrata është Lionel Messi, i cili në vitin 2020 kërkoj që të largohet nga klubi katalunas. Këtë verë ai mund të zgjedh fatin e tij, nëse do rri në Barcelonë, apo do kërkoj një klub të ri.

Sidoqoftë, përveç Messit ka edhe lojtarë të tjerë që klubet do interesoheshin si Sergio Ramos, Di Maria e Sergio Aguero.

Të gjithë lojtarët që shihen në këtë formacion të bërë nga BBC, luajnë një rol të rëndësishëm në klubet e tyre.

Gianluigi Donnaruma i cili po kalon një formë shumë të mirë bashkë me ekipin e tij të cilët ndodhen në vendin e parë mund të ndajnë rrugët e tyre gjatë kësaj vere, por Donnaruma nuk ka dhënë ndonjë përgjigje definitive.

32 vjeçari Jerome Boateng, i cili fitoi gjithçka me Bayernin dhe Gjermanin, do t’i skadojë kontrata këtë verë.

Ai është i hapur të rinënshkruajë me klubin bavarez, por bisedimet mes ekipit dhe Boateng nuk kanë filluar ende.

Legjenda madrilene, Sergio Ramos ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Real Madridin. Pasi fitoi gjithçka me klubin madrilen, ai po shikon të fitojë diçka me ndonjë klub tjetër.

Madrilenët i ofruan Ramos një kontratë një vjeçare por ai refuzoi sepse i ulën rrogën nga 10.5 milion në 8.8 milion.

David Alaba është mbrojtësi tjetër i Bayern Munchen i cili mund të largohet në verën e 2021. Diskutohej se Alaba mund të shkonte në Real Madrid, dhe është pretendenti kryesor për të arritur marrëveshje me mbrojtësin austriak.

Fernandinho i cili ka luajtur mbi 300 lojë për Manchester Cityn, mund të largohet nga ekipi dhe të gjej një të ardhme diku tjetër, ndoshta edhe ta lë futbollin sepse Fernandinho është 35 vjeçar.

Holandezi Georginio Ëijnaldum, mund të largohet nga Liverpool dhe të përmbush ëndrrën e tij nga i vogël, të luaj për FC Barcelonën. Ai ishte një nga lojtarët kryesor në fitim e champions ligës dhe premier ligës së Liverpoolit.

Holandezit tjetër, Memphis Depay poashtu i skadon kontrata këtë verë. Ai ishte në sytë e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeamn, por destinacioni i tij nuk është i ditur.

Julian Draxler ka thënë që nuk do të rinënshkruaj me ekipin parisien dhe klubin e radhës do ta zyrtarizojë në muajin e marsit.

Edhe një tjetër lojtari të Paris Saint Germain do t’i skadojë kontrata. Ai është argjentinasi Angel Di Maria, i cili nuk ka dhënë ndonjë informatë në destinacionin e tij të radhës.

Ai ndihet mirë në ekipin e PSG, por nuk ka dhënë deklarata që do nënshkruajë me parisienët.

Nga tre argjentinasit që do jenë të lirë nga kontratat është edhe ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të klubit të Manchester Cityt.

Ai po ashtu, kishte deklaruar se do të kishte dëshirë të nënshkruante me Barcelonën nëse Messi qëndron.

Gjithsesi, nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, por me gjasë jo në Manchester.

Para disa viteve, Messi larg Barcelonës nuk mund as të mendohej, por kjo këtë verë mund të bëhet realitet. Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në histori dhe fitoi gjithçka me Barcelonën.

Messi kishte pakënaqësi të qarta me klubin katalunas dhe kërkoi largimin edhe gjatë vitit 2020, por klubi nuk e la të ikte.

Argjentinasi pritet të ikë nga Barcelone këtë verë, por asgjë nuk është definitive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore