Teatri i Ëndrrave do të mirëpres ndeshjen e fundit të sezonit në Premier League.
Manchester United dhe Burnley do të jenë skuadrat që do të zbresin në fushë për të përmbyllur një vit plot spektakël në elitën e futbollit anglez.
E mërkura solli dy ndeshje interesante, ku Manchester City mezi arriti fitoren dhe Chelsea u ndal në fund nga Brighton-i.
Manchester United sonte do të kërkojë të përfitoj nga gabimet e Chelsea-s, Liverpool-it dhe Tottenham-it, për të bërë një hap para në garën për pozitat evropiane.
Djajtë e kuq, të cilët nuk po kalojnë një periudhë shumë të mirë, sonte do të jenë nikoçirë të Burnley-t, që poashtu nuk po kalon një sezon pozitiv.
Skuadrat e drejtuar nga Sean Dyche është në vendin e 18-të, por me katër ndeshje më pak se rivalët e tyre.
Sonte, ata do të kërkojnë të shkaktojnë befasinë para publikut të “Old Trafford”, për të mbyllur vitin me një rezultat pozitiv.
United në anën tjetër vjen në këtë ndeshje pa Bruno-n e suspenduar, dhe me futbollistët në dispozicion kërkon të arrij një fitore që të paktën në letër duket e lehtë.
Ndeshja fillon në orën 21:15, dhe kështu përmbyllet një vit i spektaklit në Angli.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com