Stil

Ngrohtësitë ambientale të fundvitit


Nuk ka kohë më të mirë se sezoni i festave të fundvitit për të treguar stilin e dizajnit.

Është e veçantë përfshirja e atmosferës në shtëpinë tuaj, qoftë përmes punimeve të kavanozave dekorative, e shumë detaje tjera.

Po ashtu, nga ana tjetër, gjërat e zakonshme të shtëpisë mund të transformohen lehtësisht.

Dekoret tradicionale të Krishtlindjeve përmbajnë ngjyrat kryesore si e kuqe dhe jeshile.

Nga ajo moderne nuk ka të bëjë vetëm me thjeshtësinë apo minimalizmin, por ka të bëjë me estetikën dhe mënyrën në të cilën shfaqen dekorimet.

Në dizajnin minimalist të Krishtlindjeve, nuk ka të bëjë sa dekorime shtohen, por duhet të përshtaten dhe të kenë kuptim secila.

Pra, në këtë lloj dizajni gjithçka është e qëllimshme.

Dizajni monokromatik, ideja e kësaj është të zgjidhni një ngjyrë bazë për dekorin tuaj dhe më pas të shtoni nuanca dhe tekstura të ndryshme për të shtuar diversitet në dekor.

Varni një tabelë në dhomën e ndenjes duke rrethuar me disa dekorime dhe dhoma juaj e ndenjes do të bëhet më e rehatshme.

Po ashtu, mund të varni disa çorape në dhomën tuaj të ndenjes dhe t’i shtoni mbulesave të jastëkëve material kartoni. Gjithashtu mund të shtoni edhe pak gjelbërim.

Stolisni mbajtëset e shkallëve duke përdorur fjongo të trashë dhe pisha, duke i lëshuar ato deri në fundin e shkallëve.

Mbështetni një shkallë elegante prej druri në mur dhe zbukurojeni atë në mënyrë kreative, për një pamje të thjeshtë me shumë ndezje.

Një pemë prej druri në versionin miniaturë, po del të jetë i adhurueshëm dhe në modë.

Gjithashtu do të funksiononte mirë në një mjedis modern ose minimalist.

Shtroni degëza pishe të gjelbëruara në oxhakun tuaj, si dhe fjongo të kuqe flakë për të bërë një ambient tërheqës dhe të ngrohët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore