Shoferët që kalojnë kufirin transit në Koraci, DPSHTRR: Të paraqiten për vulë pranë drejtorive rajonale
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mëngjesin e 24 dhjetorit ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët do të kalojnë kufirin me Kroacinë – transit – që janë të pajisur me certifikatë kontrolli teknik të mjetit që ka skaduar si afat deri në 12 muajt e fundit, duhet të kalojnë përpara pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR-së për të vënë vulën me afatin e ri.
“Për drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë me transit Kroacinë, për shkak të një keqinterpretimi të policisë së tyre të kufirit, nëse jeni me certifikatë kontrolli teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar, duhet të kaloni pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR të vini vulën me afatin e ri të zgjatur në lejen e qarkullimit të mjetit” thuhej në njoftimin e DPSHTRR-së.
Më tej theksohet fakti se ky shërbim nuk do të sjellë asnjë tarifës shtesë dhe DPSHTRR-ja “shpreh keqardhje për pengesën e autoriteteve kroate në kufi sepse asnjë kufi tjetër nuk ka nxjerrë të tilla justifikime për bllokime kalimi”.
DPSHTRR-ja në vijim të njoftimin shtoi se të gjitha shtetet e tjera kanë njohur ndryshimet në Kodin tonë Rrugor, që u janë transmetuar zyrtarisht, duke mirëkuptuar e mospenguar qytetarët.
“Këshillojmë në çdo rast të shikohet me kujdes vlefshmëria e dokumenteve të drejtuesit të mjetit dhe të qarkullimit të mjetit, para çdo udhëtimi jashtë”, mbyllet njoftimi nga DPSHTRR-ja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Politika është beteja e përditshmërisë dhe arti, një lutje – Edi Rama, artisti kryeministër dhe kryeministri artist “një dhe i vetëm në botë”
-
Finalet e “EURO 2024″/ Ramadani: Atmosfera është fantastike, të japim 100% tonë në këto ndeshje
-
Mbi 11 mijë gjoba vetëm në një javë në Tiranë
-
Ndërprerja e antidepresantëve prek 1 në 6 persona – Çfarë ndodh pas ndalimit?
Lajmet kryesore
-
Negociatat e pamëshirshme për t’i kthyer votat e BE-së në para, staf dhe pushtet
-
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, dy punonjësit lihen në burg: Pronari na kërcënoi
-
Kur do të publikohen rezultatet e zgjedhjeve evropiane?
-
Shefi i EULEX-it: Hapja e urës së Ibrit mund të ketë implikime serioze në siguri – të përdoret mençuria