Lajme

Pas një muaji hetimi në Wuhan, OBSH e pasigurt për origjinën e virusit


Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për sigurinë ushqimore dhe sëmundjet e kafshëve, Peter Ben Embarek, ka bërë një vlerësim për hetimine ekipit të OBSH-së në lidhje me origjinën e mundshme të coronavirus-it në qytetin kinez Wuhan.

Instituti i Virologjisë Wuhan ka mbledhur mostra të virusit, duke nxjerrë akuza se laboratori në Wuhan mund të ketë shkaktuar shpërthimin origjinal të virusit. Kina e ka mohuar këtë dhe ka promovuar teori ende të paprovuara se virusi mund të ketë origjinën diku tjetër.

Së bashku me institutin, ekipi i OBSH-së që përfshin ekspertë nga 10 kombe kanë vizituar spitale, institute kërkimore, një treg tradicional të lidhur me shpërthimin dhe zona të tjera.

Vizita nga ekipi i OBSH-së zgjati me muaj për të negociuar. Kina e pranoi negocimin pas presionit masiv ndërkombëtar në takimin e Asamblesë Botërore të Shëndetit majin e kaluar. Pekini ka vazhduar të mohojë thirrjet për një hetim rreptësisht të pavarur.

Autoritetet kineze nuk kanë dhënë asnjë informacioni në lidhje me shkaqet e mundshme të pandemisë që tani ka sëmurë më shumë se 105 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 2.2 milion në të gjithë botën.

Përfundimi i hetimeve

Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë në rrugën e tyre për të përfunduar hetimin e gjatë dhe vendimtar për origjinën coronavirus-it.

Thuhet se kanë gjetur “të dhëna të rëndësishme” në lidhje me rolin e tregut të produkteve të detit në Wuhan në pandemi. Sipas raportit të Bloomberg-ut, Peter Daszak, një zoolog që ndihmon misionin e drejtuar nga OBSH, tha se ai parashikon që zbulimet kryesore të hetimit do dalin para datës 10 shkurt.

Një ekip hetuesish nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me 3 shkurt ka vizituar një laborator kërkimor për viruset në Wuhan të Kinës. Qëllimi është kërkimi i të dhënave mbi origjinën e pandemisë së Covid-19.

Transmetimi i koronavirusit nga një kafshë e parë, tek një e dytë, e më pas kalimi te njerëzit, është hipoteza “me e mundëshme”, shpjegoi Peter Ben Embarek, kreu i delegacionit të OBSH. Sidoqoftë, kjo udhë kërkon “kërkime më specifike dhe të synuara”, shtoi ai.

Instituti ka qenë në qendër të një numri teorish konspirative. Disa prej teorive kanë qenë të promovuara nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës (SHBA), Donald Trump, dhe sekretari i tij i shtetit Mike Pompeo. Ata pretendojnë se një dalje laboratorike, e cila qe motivi që shkaktoi shpërthimin e parë të Covid-19 në këtë qytet, në fund të vitit 2019-të.

Shumica e shkencëtarëve e hedhin poshtë këtë hipotezë. Disa të tjerë spekulojnë se virusi mund të kishte dalë nga eksperimentet në laborator. Kështu do të shihej edhe shkalla e rreziku të përhapjejes.

Ndërsa transmetimi nga një kafshë është i mundshëm, ajo “nuk është identifikuar ende”, tha Liang Wannian, kreu i delegacionit të shkencëtarëve kinezë.

Sidoqoftë dalja e coronavirusit nga laboratori është “shumë e vështirë”, thotë shefi i delegacionit të OBSH-së në Wuhan.

Në anën tjetër, disa shkencëtarë i  kanë bërë thirrje Kinës, që të japë detajet e të gjitha mostrave të studiura të Covid-19 në laborator. Kjo për të parë se cila nga monstrat ngjan më shumë me SARS-CoV-2, virusin që shkakton sëmundjen e frymëmarrjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore